mardi 10 juillet 2012

Gjergj Fishta : Gabimet e mëdha


Kanuni i Sulltan Sylejmanit
 Gjergj Fishta : Gabimi më i madh i tij është parathënia e Kanunit!
Gjergj Fishta është një figurë e njohur kombëtare. Ta kritikosh atë u ekspozohesh kritikave dhe fyerjeve të pseudointelektualëve, atyre që bazohen në famë për ta vlerësuar dikënd. Gjithashtu ta kritikosh Fishtën,  je në shënjestër të katolikëve shqiptarë.   
Si katolik (laik, në të vërtetë) dhe si analist kritik i Kanunit (mund t’i lexoni shkrimet e mia me fjalët kyçe në Google « Blerim Uka Kanuni) mendoj se Fishta duhet të lexohet me sy kritik dhe të kritikohet.  Pse jo?
Po i prezantoj këtu tri gabime të Fishtës  cilat kanë qenë dhe janë kundër interesave mbarëkombëtare. Këto gabime i  çorientojnë sidomos katolikët shqiptarë dhe të gjithë ata që nuk dinë të lexojnë me sy kritik.
Gabimi i parë (dhe më i madhi!) i Gjergj Fishtës është recensioni i Kanunit të Lekë Dukagjinit  i cili botohet gjithashtu si parathënie e këtij libri djallëzor dhe çorientues për shqiptarët. Ky libërth na vret dhe na paraqet si njerëz të egër para botës. Shkoni në adresën (http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca ) dhe lexojeni parathënien e Fishtës dhe (po deshët) tërë Kanunin. Unë nuk pajtohem as me Kanunin  as me parathënien e Fishtës!
Gabimi i dytë është një poezi ku ai e ngre zërin duke thënë:  « Moj Evrop, moj kurv' e motit ».   Këtu At Gjergj Fishta e përdor fjalën serbe « kurva » që ta shajë Evropën, kontinentin në të cilin shtrihen trojet  shqiptare. Dihet se Fishta ka folur sërbisht sepse ka jetuar dhe ka punuar në Bosnjë.
Gabimi i tretë i Fishtës,  në perspektivën e sotme,  është boshnjakizimi i trojeve shqiptare në shkrimet e tij. Legjendat e Mujit dhe Halilit sa ndodhen në Klladushë të Bosnjes  sa në trojet shqiptare. Mos vallë e ka shtyrë dikush Fishtën ta bëjë këtë gjë me qëllim që bota të mos e bëjë dallimin ndërmjet Bosnjes dhe Shqiptarisë?
Ne fakt, gabimi i dytë dhe ai i treti (që i ceka) nuk më pengojnë edhe aq shumë por gabimi i parë (parathënia e Kanunit) është i pafalshëm.  Kanuni edhe sot i vret dhe i varfëron ata që i besojnë dhe e praktikojnë. Në krahasim me vrasjen me paramendim (apo gjakmarrjen) po e konsiderojmë të dorës së dytë faktin se  bota e qytetëruar na njeh si popull që jetojmë ende në mesjetë  për shak të gjepurave të Kanunit.

FILLIMI  (Të gjitha shkrimet me radhë)

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire